BallinaLajmePolicia në kërkim të deputetit të Kuvendit të Kosovës

Policia në kërkim të deputetit të Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...

Policia e Kosovës është duke provuar të vëjë kontakt me deputetin e AKR’së Islam Pacolli për arsye se siç thuhet ka sulmuar një oficer sigurie në Ministrinë e Drejtësisë. Pacolli, më herët, për Express ka mohuar sulmin.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë  se deputeti i AKR-së, Islam Pacolli gjatë ditës së sotme e ka sulmuar fizikisht një oficer të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas Borovcit, dyshohet se shkak për këtë rast ka ardhur për arsye se Pacolli ka refuzuar t’i zbatoj urdhërat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor.-

“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës  është sulmuar nga një deputet. Deri te sulmi dyshohet të ketë  ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatoj urdhërat e ligjshëm të dhëmë nga oficeri policor”, ka thënë Borovci për Gazeten Express.

Borovci ka shtuar se Policia e Kosovës nuk e ka arrestuar deputetin Islam Pacolli, por thotë se janë duke i hetuar rrethanat e rastit, dhe do përpiqen që t’i intervistojnë personat e përfshirë në rast, duke mos e përjashtuar edhe deputetin Pacolli.

“Policia ka filluar një hetim për sqarimin e  rrethanave të rastit, ka njoftuar edhe prokurorinë e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira në rast.Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij e përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”, ka përfunduar Borovci.

Kurse,  Islam Pacolli, ka demantuar lajmin se ai është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një një përgjigje për Express ai ka thënë se nuk ka pasur telashe me policinë e Kosovës ashtu siç është raportuar

Informacionet e policisë për ndalimin e tij i ka cilësuar tendencioze dhe janë bërë për qellim te dëmtimit te imazhit dhe personalitetit te tij.

Islam Pacolli, vëllau i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është njëri nga dy deputetët e AKR-së. Ai së bashku me Labinot Tahirin janë përfaqësuesit e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Express/.Policia po e kërkon deputetin Islam Pacolli, thotë se e ka sulmuar një oficer të saj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz