BallinaLajmeKryetari i komunës me afro 3 milion euro pasuri

Kryetari i komunës me afro 3 milion euro pasuri

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka deklaruar hiç më pak se 2 milionë e 741 mijë e 669 euro pasuri.

Sipas dokumenteve të deponuara në Agjencinë Kundër Korrupsiot, pasuria e tij është kryesisht e luajtshme, ku përfshihen shtëpi, banesa, shitore e toka, shkruan gazetametro.net.

Haskuka vetëm tokë ka pasuri mbi 1 milionë e 500 mijë, apo thënë saktë tri parcela ai i ka vlerësuar 1 milion e 533 mijë e 669 euro.

Ndërkaq, Haskuka i ka deklaruar se ka në pronësi 3 shtëpi me vlerë totale 870 mijë euro, respektivisht dy nga 300 mijë dhe njëra 270 mijë euro.

I pari i Prizrenit ka një banesë dhe një garazhë të cilat i ka vlerësuar me 54 mijë euro, ndërkaq i ka edhe dy shitore që kanë vlerë 270 mijë euro.

Dy vetura i ka deklaruar Haskuka, një për vete me vlerën 6 mijë euro dhe një të gruas me vlerë 8 mijë euro.

Sidoqoftë, pasuria e Haskukës është e deklaruar kryesisht si trashëgimi dhe që është në emër të babait të tij. Po ashtu, ai ka përfshirë disa fonde, punë me organizata ndërkombëtare dhe kredi si burim të ardhurash.

Ndryshe, edhe kolegu i Haskukës nga partia, Konjufca, doli me një pasur të konsiderueshme ku në AKK deklaroi 2 banesa e 2 shtëpi. Ndërkaq shefi i tyre, Albin Kurti, nuk ka deklaruar se ka as banesa, as shtëpi dhe as veturë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz