BallinaLajmeDeputeti i Nismës: Veteranë janë bërë edhe njerëz që kanë ndenjur në...

Deputeti i Nismës: Veteranë janë bërë edhe njerëz që kanë ndenjur në Shqipëri

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka vlerësuar se në kuadër të listës së veteranëve të luftës në Kosovë janë futur jashtëligjshëm shumë persona.

Sipas tij, numri i veteranëve nuk është rritur, por listës së veteranëve u janë shtuar njerëz që s’kanë luftuar.

“Është futur një kategori tjetër, jashtëligjshëm, në listën e veteranëve”, është shprehur Shala në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Ai ka thënë se në kuadër të veteranëve është futur, siç është shprehur, një pjesë që kanë ndenjur në Shqipëri, dhe një pjesë që janë marrë me fondet për luftën.

“Ka edhe të FARK’ut, ka edhe pjesë të UÇK’së, ka edhe pjesëtarë të Fondit ‘Vendlindja thërret’, ka edhe pjesëtarë të Fondit të 3 përqindëshit”, ka deklaruar Shala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz