Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, raporton Gazeta Blic.
Në mesin e tyre edhe presidenti Thaçi ka deklaruar pasurinë e tij. E ajo çka bie në sy është shuma e parave që ka djali i Presidentit Thaçi, Endriti në llogarinë e tij.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), 10,280.00 euro, para të gatshme në njërin prej institucioneve financiare të Kosovës, pronë e djalit të tij, Endrit Thaçi.
Në anën tjetër, Zonja e Parë e vendit, Lumnije Thaçi këtë vit ka deklaruar se merr pagë nga dy Universitete, në Universitetin AAB 6,500.00 euro kurse në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” merr pagë prej 14,670.72 euro.
