back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptareQëndresa Sadriu, kryetarja e parë shqiptare e një asambleje komunale zvicerane

Qëndresa Sadriu, kryetarja e parë shqiptare e një asambleje komunale zvicerane

Të ngjajshme

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Vetëm pak kohë pas rizgjedhjes së saj në postin e Këshilltares Komunale në Opfikon-Glattbrugg, në mbledhjen konstituive të parlamentit komunal, ku edhe zgjedhen organet drejtuese të këtij institucioni, Qëndresa Sadriu, arrin që me shumicë votash të zgjidhet si Kryesuese e Parlamentit Komunal në Komunën Opfikon, në Kantonin e Zürichut.

Duke qenë shqiptarja e parë që që vihet në krye të një institucioni të tillë, në një prononcim për Albinfo.ch, Qëndresa shprehet shumë mirënjohëse për të gjithë që mundësuan arritjen e saj deri në këtë pikë. Ajo potencon po ashtu edhe pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje nga personat me sfond migrimi.

“Është e vështirë të merret saktësisht se sa shqiptarë me të drejtë vote në Zvicër kanë votuar për mua kësaj radhe, për shkak të mbrojtjes së të dhënave, por një gjë është shumë e sigurtë, se numri i tyre është rritur ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet paraprake.”

Ajo beson po ashtu se personat nga vende të ndryshme të prejardhjes e me banim në Zvicër, duhet të jenë më aktiv, jo detyrimisht vetëm në politikë, po edhe në shumë sfera të jetës, si në punë, aktivitete sportive e humanitare , sepse kjo mundëson një bashkëjetesë më të mirë në mes kulturave dhe shmang keqkuptimet apo edhe paragjykimet për njëri tjetrin. Pra mund të jetojmë si një, pa pasur nevojë t`i hedhim në sy vendit të prejardhjes.

Qëndresa Sadriu ka qenë pjesë e jetës politike në komunën e saj dhe më gjerë qysh si vajzë 19 vjeçe, kur ishte zgjedhur si këshilltare në Asamblenë e Komunës nga radhët e Partisë Socialdemokrate  (SP).

Në vitin 2015 ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Parlamentin Nacional të Zvicrës. Ndonëse nuk kishte arritur qëllimin, kishte fituar më së shumti vota në mesin e kandidatëve të tjerë shqiptarë.

Kandidimi për Parlamentin Nacional, për Qëndresën ka qenë një përvojë shumë e mirë, por ajo beson që do të provojë fatin të kandidojë prapë për postin e deputetes nacionale, thotë Qëndresa për albinfo.ch.

Qëndresa, ka kryer zanatin (Lehre) si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa këtë vit fillon studimet për shkencat sociale në PH (Shkollën e Lartë Pedagogjike) në Cyrih, e po ashtu në shtator të këtij viti, ajo fillon praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.

Opfikon është pjesë e Qarkut të Bülach-ut, si dhe një nga 166 komunat e Kantonit të Zürichut, ndërsa ka mbi 15 mijë banorë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz