back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaShqiptare“Mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti...

“Mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka”

Të ngjajshme

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka shpërthyer ndaj qeverisë “Rama” për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kabashi e konsideroi atë që po ndodh me shpoërthimin e “Gerdecit” dhe për këtë arsye, recitoi “Hakërrimin” e Ali Asllanit.

Me këtë hakërrim që duket se i shkon aktualitetit, Kabashi foli më shumë se çdo fjalim tjetër. Ai akuzoi pushtetarët se po mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve.

“E kam recituar 20 vjet më parë, para Teatrit të Operës dhe Baletit në një situatë të tillë, edhe kur ndodhi Gërdeci, por më duket se i shkon edhe kësaj situate:

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!/Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!/Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! /Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/ Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”. Në fund ai i përshtati vargjet e Asllanit duke shtuar se Shqipëria dhe Teatri Kombëtar është i yni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz