back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePolici nga Kosova bëhet hero në Shqipëri, pasi shpëtoj jetën një të...

Polici nga Kosova bëhet hero në Shqipëri, pasi shpëtoj jetën një të riu në plazh (FOTO)

Të ngjajshme

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi po e pres përballjen me ty në gjykatë

Padia e LDK-së ndaj Faton Pecit lidhur në procesin...

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Një polic nga Kosova ka shpëtua sot jetën e një të riu në plazhin e Tales në Lezhë.

Anton Cena për këtë ka njoftuar vet përmes një postimi në Facebook, duke u bërë thirrje gjithë atyre që nuk e zotërojnë mirë notin të mos rrezikojnë duke u futur në ujë dhe të notojnë larg plazhit.

Përmes këtij postimi, ai ka tregua për gjithë ngjarjen se si e ka parë dhe shpëtuar atë.

Ky është postimi i tij:

“Duke lexu në plazhen e Tales dëgjova që dikush kërkonte ndihmë, hedha shikimin në det dhe pashë një të ri duke u mbytur, vrapova deri te uji dhe hedha në ujë, e tërhoqa buzë detit ja nxorra ujin nga stomaku dhe e barta në ulse, ja qetësova frymarrjen, kontrollova pulsin dhe e drejtova për në spitalin e Lezhes. Për të gjithë ata që nuk e zotërojnë mirë notin dhe ata që janë notues të mirë kurrë mos hyni në ujë pa përcjellës edhe mos notoni larg plazhit! Kampioni”, ka shkruar Cena./Indeksonline/

Ndërsa, ky nuk është rasti i parë që Cena ka shpëtuar jetë.

Ndryshe, Cena është edhe sportist i njohur në mundje dhe xhudo.

Gjatë viti 2015, në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës polici Anton Cena arriti të bëhet kampion bote në Lojërat Olimpike për policë dhe zjarrfikës, duke përfaqësuar policinë dhe shtetin e Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz