back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëÇfarë po ndodh? Trump kundër të gjithëve

Çfarë po ndodh? Trump kundër të gjithëve

Të ngjajshme

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Starmer: Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë vigjilente ndaj Putinit

Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka thënë se...

Për çka “u prish” koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e NISMA

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet...

U përpoqën ta bindin presidentin amerikan Donald Tramp të ndalonte aplikimin e tarifave të importit për çelikun dhe aluminin, por nuk ia arritën. Më mirë se kushdo tjetër, klimën e samitit të G7 e tregon kjo foto ku udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës rrinë më këmbë përpara kreut të Shtëpisë së Bardhë, teksa e ftojnë të vijojnë dialogun për partneritetin tregtar.

Por Trump u largua para kohe nga Quebec, duke njoftuar përmes Twitter-it se nuk do ta nënshkruante deklaratën e përbashkët. Presidenti amerikan u shpreh i zhgënjyer nga kryeministri i Kanadasë që paralajmëroi tarifa të larta kundër një serie prodhimesh amerikane.

Trump njoftoi madje ashpërsimin e luftës tregtare, duke thënë se administrata e tij po shqyrtonte mundësinë e vendosjes së tarifave edhe për importin e automobilëve nga vende si Gjermania, Franca dhe Italia.

Ndërsa liderët e Kanadasë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë në një deklaratë të përbashkët ranë dakord mbi nevojën e “tregtisë së lirë dhe reciprokisht të dobishme”, si dhe për të vazhduar luftën kundër proteksionizmit.

Ata i bënë thirrje Rusisë të ndalë sjelljen e saj destabilizuese kundër sistemeve demokratike dhe të tërhiqet nga mbështetja për regjimin sirian. Ndërsa Japonia dhe SHBA refuzuan të nënshkruajnë një angazhim të ri kundër ndotjes së oqeanit nga mbetjet plastike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz