back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëDetaje nga plagosja e kosovarit në Afrikë, dyshohet se sulmi u kry...

Detaje nga plagosja e kosovarit në Afrikë, dyshohet se sulmi u kry nga Boko Haram

Të ngjajshme

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet  Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal ka marrë  informacione se dje, në lokalitetin Gao në Mali, është kryer një sulm terrorist mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA.

Sipas informacioneve të  siguruara nga MPJ, nga sy sulm terrorist, ka mbetur i vrarë  E.I. nga Tetova/Republika e Maqedonisë, ndërsa të  plagosur, por jashtë  rrezikut për jetën kanë mbetur D.M., shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Fushë-Kosovë dhe B.L., gjithashtu nga Tetova, transmeton Indeksonline.

MPJ është njoftuar se të plagosurit janë në transfer e sipër për shërim në spital në Dakar/Senegal, ndërsa tashmë i ndjeri E.I. është në ri-atdhesim e sipër.

Ambasada e Reublikës së  Kosovës në Senegal dhe Ambasadori Gashi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në lidhje me sigurimin e informatave se ku do të  vendosën të plagosurit dhe në momentin, që të sigurohen informacione të tilla ai pritet që  t’i vizitojë  ata në  spital.

Ministria e Punëve të  Jashtme sipas informacioneve të  para të  siguruara dyshon se sulmi është kryer nga Organizata Terroriste Boko Haram.

Të Fundit

Sport

ShowBiz