back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaSportReagon UEFA pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Reagon UEFA pas vdekjes së Fadil Vokrrit

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri – një futbollist dhe presidnet i shquar, i cili ishte një figurë kyçe në pranimin e Kosovës në UEFA ka ndërruar jetë sot në moshën 57-vjeçare. Vokrri ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak që kishte në mëngjesin e sotëm – ai nuk mund t’i përballonte sulmit dhe vdiq në QKUK.

Futbolli në Kosovë dhe në Evropë po mbajnë zi për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, i cili ka vdekur papritur në moshën 57 vjeçare.

E për vdekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i shtëpisë së futbollit evropian, Aleksander Ceferin (UEFA).

“Ne jemi të tronditur dhe shumë të pikëlluar për vdekjen e Fadil Vokrrit,” tha presidenti i UEFA Aleksander Ceferin.

“Ai ishte një futbolist i shquar që kishte një karrierë të madhe dhe u bë President i futbollit të Kosovës. Fadili ishte figura kryesore në zhvillimin e futbollit të Kosovës dhe më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA në vitin 2016.”

“Në emër të futbollit evropian, dëshiroj të shpreh ngushllime për familjen e tij, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe komunitetin e futbollit të Kosovës”.

Vokrri u bë president i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 2008 dhe u fitoi mandatin edhe dy herë, në vitin 2012 dhe 2016.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz