back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePali definitivisht s'jep arsye bindëse për 53 milionët që do t'i paguhen...

Pali definitivisht s’jep arsye bindëse për 53 milionët që do t’i paguhen Bechtelit

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në konferencën e paralajmëruar për media ka shpalosur një përmbledhje të historisë së kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bechtelit . Ai as për 45 minutat e konferencës nuk ka thënë sqarime të arsyeshme se si u vendos t’i jepen Bechtel-Enka’s kostoja shtesë prej 53 milionë eurove.

Lekaj e nisi konferencën duke treguar se Bechteli u vetëflijua duke ia falur Kosovës 9 milionë euro dhe duke zbritur borxhin nga 63 milionë në 53.1 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Ministri Lekaj ka akuzuar ish-ministrin Zharku për situatën e krijuar  rreth kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bechtel-Enka për autostradën Prishtinë-Hani e Elezit. Dëmi prej 53 milionë euro, sipas Lekajt, erdhi si pasojë e mosrespektim të marrëveshjes për pagesën e Bechtelit për çdo vit.

“Ministria përmes kësaj marrëveshje është duke shpëtuar nga rreziku i humbjes së edhe më shumë mjeteve”, ka thënë Lekaj, shkruan Express.

Ai thotë se kostoja prej 53 milionë eurove erdhi si pasojë e zgjatjes së pagesave dhe mosefikasitetit të Qeverisë së kaluar për t’iu përgjigjur financiarisht Bechtelit ashtu siç parashihte kontrata.

Lekaj thotë se sikur ministri Zharku të nënshkruante për pagesën e kostos prej 14.7 milionë eurove sic i kishte kërkuar Bechteli në vitin 2016, gjendja nuk do të vinte deri këti. Nuk ka dhënë sqarim se si 14.7 milionët u bën 53.

“Një kosto shtesë  është prolongim e pagesave, stafi i projektit, pajisjest, pagesat rrjedhëse, shpenzimet rrjedhëse, shkallëzimi, shpenzimet e ndërprerjes me joefikasitet si rezultat i kufizimeve buxhetore te Qeverisë për projektin”, ka provuar të sqarojë ministri Lekaj.

“Pra, janë rritur shpenzimet e zgjatjes së afatit nga 14.7 në 53.1 milionë”.

Lekaj thotë se është shpëtuar nga një rrezik që Bechteli të kërkojë kosto shtesë deri në përfundim të projektit më 31 dhjetor të këtij viti.

Ai tregon se Bechtelit nuk i janë dorëzuar milionat në fjalë pasi Qeveria nuk ka mundësi financiare.

“Nuk janë aloku sepse ne i kemi në mungesë të buxhetit edhe për tërë projektin edhe 160 e sa milionë euro. Ne e kemi hequr rrezikun që Bechteli të mos kërkojë më për mungesë buxheti. Ne do të përfundojmë projektin me 31 dhjetor 2018”, tha Lekaj.

“Kjo shumë do të kërkohet për 12 muaj. Punimet do të përfundojnë këtë vit ndërsa pagesat bëhen në qershor të vitit 2019”, tha ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz