back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeRexhep Selimi ia numëron 8 skandale Qeverisë Haradinaj, thotë se muajin e...

Rexhep Selimi ia numëron 8 skandale Qeverisë Haradinaj, thotë se muajin e parë po ua falë!

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi sot në interpelancës ndaj Kryeministrit Haradinaj i ka numëruar Qeverisë Haradinaj, 8 dështime, raporton Gazeta Blic.

Selimi ka thëën se për 9 muaj të Qeverisje Haradinaj, ka vendosur të flas për 8 muaj duke i falur muajin e parë meqë është fillimi i qeverisjes.

Sipas tij katër skandalet e para kanë qenë të trashëguara nga Qeveria e kaluar ndërsa 4 skandalet tjera janë të cilat vet Qeveria Haradinaj i ka kontribuar.

“Do të flas për 9 muajt e kësaj qeverie, muajin e parë do të ia kishim falë dhe do të kisha fol për 8 muajt dhe për këta 8 muaj do të kisha përzgjedhur 8 çështje të cilat nuk kanë marrë përgjigje deri më sot. Katër të parat kanë të bëjnë me atë që i kanë trashëguar, katër të dyta kanë të bëjnë më ato që po vazhdojnë edhe sot gjatë mandatit të kësaj qeverie”, ka deklaruar Selimi, raporton Gazeta Blic.

Selimi i cili në të kaluarën kishte marrëdhënie të mira me Kryeministrin, pas një përplasje që patën në Kuvend muaj më parë, duke se raporti mes dyshes ka ndryshuar.

Më poshtë i gjeni 8 skandalet e Qeverisë Haradinaj, sipas Deputeti të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

1) Vjedhja e dhomave të dëshmimeve, ku janë vjedhur ari, drogë etj dhe askush nuk është në burg.

2) Vrasja e Elvis Pistës dhe askush nuk është në burg

3) Shitja dhe abuzimi me listat e veteraneve askush burg, madje po vazhdon ende

4) Skandali i pasaportave, asnjë zyrtarë para përgjegjesisë përkundrazi ka pasur nga ata që janë ngritur në detyrë.

5) I humbëm 8200 hektar tokë dhe askush nuk dha përgjegjësi, madje as Meha të cilit iu përplasë harta fytyrës.

6) Nenad Rikallo ende është ministër.

7) Banditi Millan Radiqiq është ende në liri.

8) 53 milionë, humbën u tretën dhe askush spo merr përgjegjësi.

Selimi ka thënë se ka përzgjedhur këto 8 skandale me qëllim që të kuptohen dështimet e kësaj qeverie, në ndërkohë ka ai tha se korrupsioni po vazhdon.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz