back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeSherifi: Nuk jemi kundër që Thaçi të udhëheqë formalisht dialogun

Sherifi: Nuk jemi kundër që Thaçi të udhëheqë formalisht dialogun

Të ngjajshme

Nis gjykimi i punonjëses serbe të OSBE-së, e akuzuar për spiunazh për BIA-n

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi sot gjykimi i...

Sot fillon gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së,...

Albin Kurti viziton Shtimen: Me kryetarin Aliu do të vazhdojmë investimet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Shtimën, ku...

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismasocialdemokrate, Bilal Sherifi ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të nënshkruante marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit si akt formal.

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se shefi i shtetit mund të mbetet si pjesë e bisedimeve që pritet të rinisin në mes të dyja shteteve.

“Qeveritë e të dy vendeve së bashku me partnerët ndërkombëtarë duhet të arrijnë një marrëveshje. Le të bien dakord për një marrëveshje. Ne jemi të gatshëm dhe pranojmë që presidenti ta nënshkruaj marrëveshjen si akt formal. Madje le ta ruaj ekskluzivitetin e hapjes dhe mbylljes së bisedimeve”, ka shtuar Sherifi.

Ndryshe, tërheqja nga Kuvendi i Kosovës e projekt-platformës për bisedime me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës, sërish ka nxjerrë në pah mungesën e një konsensusi të spektrit politik lidhur me qasjen që Kosova duhet ta ketë në fazën finale të dialogut të Brukselit, ku pritet arritja e një marrëveshjeje juridikisht të obligueshme për të dy vendet, vlerësojnë deputetët e partive politike në pushtet dhe opozitë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz