BallinaLajmeHaradinaj: Kosova, dëshmi e përkushtimit të plotë për vlerat evropiane

Haradinaj: Kosova, dëshmi e përkushtimit të plotë për vlerat evropiane

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar rreth pozicionit të Kosovës karshi përmbushjes së agjendës evropiane.

Kryeministri Haradinaj e informoi raportuesin Soltes për të arriturat dhe progresin që ka shënuar Kosova, zbatimin e reformave në legjislacion, si dhe për dinamikën e përshpejtuar të reformave në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera me rëndësi për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Institucionet e Kosovës janë në linjë me detyrat e veta se çka duhet bërë sa i përket rrugës tonë drejt integrimeve euroatlantike. Ne kemi treguar përkushtim të plotë për vlerat evropiane”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se tani me të drejtë qytetarët e Kosovës presin vendimin pozitiv për lëvizje të lirë në Zonën Shengen.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës e ka bërë punën e saj sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave dhe se është duke punuar për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e perspektives për të rinjtë.

“Rruga evropiane e Kosovës është e paalternativë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë,  duke inkurajuar institucionet e vendit që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në përmbushjen e reformave që dalin nga Agjenda Evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz