Fitorja në meçin për titullin evropian EBU më peshën super të mesme në boksin profesionist, e ka bërë Robin Krasniqin, boksierin e rritur në Munih, por të lindur në Junik të Kosovës si Haxhi Krasniqi, protagonistin e një shkrimi të shkëlqyeshëm në një prej gazetave me prestigjioze në Gjermani dhe në Evropë Suddeutsche Zeitung.
Shkrimi i autorit Benedikt Warmbrunn, isë me një përshkrim të aperkatit si goditjes ndoshta më të rrezikshme në boks, për shkak se dora e kundërshtarit fillimisht zhduket nga fusha e të pamurit, e më pas të godet më mjekër me aq shpejtësi, sa që qëndrimi në këmbë është sfidë e vërtetë, transmeton Insporti.
“Haxhi Krasniqi e goditi kundërshtarin me një aperkat në rundin e dytë dhe i dërgoi mesazh të qartë Stanislav Kashtanovit. Aperkati është një prej goditjeve më të mira në Krasniqit dhe është një prej vetive që i ka mundësuar të luftojë për titull bote dhe ka bërë që edhe Arthur Abraham të pranojë se është ndër boksierët më të mirë që ka Gjermania. Pas asaj goditjeje dhe tundjes së kokës së Kashtanovit, kundërshtari e kuptoi se Krasniqi ka mundësi të godasë edhe saktë edhe fuqishëm” vazhdon artikulli i SD.
Artikulli citon deklaratën e Krasniqit pas meçit i cili tha se “kam përjetuar shumë rënie dhe ngritje dhe shumë njerëz më kanë thënë që është koha të tërhiqem. Por, tash nuk kam kufij dhe dua të bëhem kampion bote”.
Artikulli i SD vazhdon me konstatimin se “Krasniqi është një prej boksierëve që më së shumti kujdeset për trupin e tij dhe për imazhin e sportin. Ai ka kohë që ka luftë të brendshme me veten pse ende nuk ka fituar titull botëror”.
Në shkrim po ashtu konfirmohet se Krasniqit i është ofruar kontrata e re me promotorin Ulf Steinforth dhe do ti mundësojë Krasniqit përkrahjen e nevojshme drejt sukseseve të reja, transmeton Insporti.