back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeHaradinaj heq dorë nga platforma që e bën Thaçin kryenegociator

Haradinaj heq dorë nga platforma që e bën Thaçin kryenegociator

Të ngjajshme

Orët luksoze të Mozzik, Noizy tallet keq me reperin

Mozzik është gjendur në qendër të një skandali pas...

​Shpallet programi i ri- ja sa do të rriten pagat e pensionet në Shqipëri

Brenda vitit të ardhshëm në Shqipëri paga minimale do...

Paul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...

Nis gjykimi në Hagë – Paul Williams dëshmon edhe sot

Juristi Paul Williams ka nisur dëshminë e tij edhe...

Debati i paraparë për sot në Kuvendin e Kosovës rreth platformës për bisedimet me Serbinë e cila ngarkon Hashim Thaçin në rolin e kryenegociatorit është tërhequr sot nga rendi i ditës me kërkesë të Ramush Haradinajt. Ky veprim ka ndodhur një ditë pasi LDK u deklarua se nuk do ta japë votën e saj për këtë platformë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të Qeverisë ka parashtruar mocionin për tërheqjen e Platformës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë kohë ndërtimit të konsensusit.

“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018 në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsenusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica para deputetëve.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, theksoi se kjo është e drejtë e propozuesit, ani pse kanë pritur të ketë debat sot

Ndërsa, deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, kërkoi largimin e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, pasi kanë nevojë për konsultime shtesë rreth këtij projektligji. Edhe mocioni i deputetit të Listës Serbe, për tërheqjen e projektligjit për liritë fetare nga rendi i ditës, u miratua me shumicë votash.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz