BallinaLajmeMerret vendimi: Ja kur do të fillojë ndërtimi i Xhamisë Qendrore në...

Merret vendimi: Ja kur do të fillojë ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Të ngjajshme

Rinia e PDK-së mbanë sot aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

Rinia Demokratike e Kosovës, do të mbaj sot një...

Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë

20 mijë pensionistë të moshës i janë shtuar skemës...

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Një incident i rëndë dyshohet se ndodhur gjatë pasditën...

Më shumë se gjashtë vjet janë bërë që nga hedhja e gurëthemelit për ndërtëmin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Xhamia Qendrore, lokacioni i të cilës pritet të jetë në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve, shkruan lajmi. net.

E pas një periudhe të gjatë që Xhamia në fjalë ka mbetur vetëm në gurëthemel, muaji i ardhshëm pritet të jetë muaji në të cilin edhe do të fillojë ndërtimi.Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, ka thënë për lajmi.net se pritet që fillimet për ndërtimin e kësaj Xhamie të fillojnë pas muajit të Ramazanit.“Shpresojmë që xhamia të fillojë të ndërtohet pas muajit të Ramazanit, ashtu siç edhe është paraparë “, është shprehur Kadriu.E ndërsa Sadriu u shpreh se nuk ka informacione për lejen e lëshuar nga Komuna për fillimin e ndërtimit të kësaj Xhamie, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, tha për lajmi.net se BIK-u e ka lejen dhe mund të fillojë me ndërtimet në afatin e paraparë nga ta.“E kanë lejen dhe mund të fillojnë të ndërtojnë pas muajit të ramazanit”, deklaroi Pacolli për lajmi. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtojë 20 milionë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz