Instituti Meteorologjik i Kosovës (IHMK), ka dërguar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovës.
Sipas IHMK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.
“Kjo situatë e paqëndrueshme sinoptike do të vazhdoj deri të mërkurën ku më tej priten alternime kthjellime dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi dri 8m/s”, njofton IHMK.
Ndërkaq, Prishtina Weather ka dhënë temperatura pak më të ulta nesër e pasnesër sesa ditëve që shkuan. Nga 29 sa ishte të premten, temperaturat të hënën e të martën do të jenë vetëm 25 gradë.
Edhe ky matës thotë se gjatë këtyre ditëve do të ketë mot të ngrohtë, mirëpo me vranësira e herë-herë me shi./gazetametro.net