back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeProfesori i Shkencave Politike ironizon me Thaçin që po promovon librin që...

Profesori i Shkencave Politike ironizon me Thaçin që po promovon librin që s’e ka shkruar

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme pas frontit të...

Merz: Kritikat ndaj Izraelit në Gjermani janë bërë pretekst për urrejtje ndaj hebrenjve

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se kritikat...

Bekim Baliqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka ironizuar me Presidentin Hashim Thaçi, i cili po promovon librin, të cilin nuk e ka shkruar vetë.

“A nuk ka lezet, pa shkru liber e qe besa edhe pa e lexu, me dal neper bote me promovu. Jetë, o jetë!”, ka shkruar Baliqi.

Presidenti Hashim Thaçi është duke promovuar librin biografik të shkruar nga autorë britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger me titull “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Presidenti Thaçi në Pressing të T7 kishte thënë se nuk e ka lexuar ende librin e autorëve britanikë.

Express ka raportuar se Shteti i Kosovës i ka gjysmë milioni euro borxhe avokatit Geoffrey Nice, i cili kishte bërë marrëveshje me Presidentin Thaçi, atëherë shefi i Qeverisë dhe i sulmuari kryesor nga Marty.

Për disa vjet, avokati anglez ishte angazhuar ta këshillonte Thaçin, kishte ndihmuar në krijimin e një materiali të nevojshëm kur Gjykata Speciale të jetësohej, si dhe e kishte ndihmuar në një pjesë të librit biografik të Presidentit, i cili u botua tash së fundmi me titullin “Shteti i ri – burrështetas modern”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz