BallinaLajmePresidenca bëri shkelje edhe në tenderin për fasikulla (Dok)

Presidenca bëri shkelje edhe në tenderin për fasikulla (Dok)

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka kërkuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të evitohen shkeljet e bëra në tenderin “Furnizim me kuti dhe fasikulla për medalje”.

Në shkresën që shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, i ka dërguar më 03.05.2018, Hilmi Gashit – menaxher i Zyrës së Prokurimit të Presidentit, është kërkuar që të evitohen shkeljet e evidentuara në lidhje me tenderin me titull “Furnizim me kuti dhe fasikulla për medalje” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Në analizën e dosjes së këtij tenderi dhe krahasimit me njoftimin për kontratë, e cila është përgatitur nga ana e autoritetit kontraktues, AKK ka vërejtur se nënkriteret për dhënie të kontratës me njëra tjetrën nuk janë identike më saktësisht në lidhje me nën kriterin nr. 2, ku në njoftimin për kontratë është specifikuar “Model më i mirë”, ndërsa në dosjen e tenderit, saktësisht në Aneksin 6, te nënkriteri nr. 2, është specifikuar “Vlerësim i kualitetit të kutisë dhe fasikullës pamja si model”.

Në tenderin e shpallur për aktivitetin e prokurimit me procedurë të hapur, në vlerë prej 42 mijë e 300 euro, AKK ka gjetur parregullsi.

Andaj AKK konsideron se një veprim i tillë është në kundërshtim me nenin 27. Paragrafi 4 i Ligjit të Prokurimit Publik, ku thuhet “Kërkesat e përcaktuara në Dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike”.
AKK ka kërkuar nga Zyra e Prokurimit të Presidencës që të evitohen shkeljet dhe t’i njoftojë të gjithë operatorët ekonomikë të cilët janë tërhequr nga dosja e tenderit.

Para një viti, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me anë të një vendimi, i kishte anuluar zyrës së presidentit edhe tenderin me “Furnizim me Medalje”.

Kjo pas ankesës që Gjykata e Tenderëve kishte marrë nga ana e operatorit ekonomik “Artius Gripup”. Ky i fundit i ka gjetur disa shkelje që zyra e prokurimit e presidentit Thaçi i ka bërë në këtë tender.

“Anulohet vendimi i AK-së-Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, me titull “Furnizim me Medalje” me nr të prokurimit: 1012-16-124-121, dhe lënda kthehet në rivlerësim”, thuhej në vendimin e OSHP’së./Periskopi/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz