BallinaLajmePlagoset një person me armë në qendër të Prishtinës |Foto

Plagoset një person me armë në qendër të Prishtinës |Foto

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën ““Eqrem Qabej”, pranë Fakultetit Filologjik. Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 tek vendi siç njihet ndryshe “Lesna”, lajmin përmes telefonit për Metron e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës të rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:00 kanë pranuar një informatë për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Eqrem Qabej”, si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, shkruan gazetametro.net.

Rreth ores 17:00 kemi pranuar informatën për një rast te gjuajtjes me armë zjarri ne rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë.Nga te shtenat nje person eshte plagosur dhe i njejti eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne rastin”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës të rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E pyetur se a ka ndonjë të arrestuar apo të dyshuar nga ky rast, policia ka treguar se tanimë ka nisur hetimi për gjetjen e personave të dyshuar për këtë dhe se për të gjitha këto do të njoftoheni nga policia e Kosovës.

“Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne rastin si dhe po punon per identifikimin  dhe zbardhjen e këtij rasti”,  tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës të rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më poshtë keni disa foto nga vendi i ngjarjes:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz