BallinaSportCristiano Ronaldo reagon pas largimit të Zidanit

Cristiano Ronaldo reagon pas largimit të Zidanit

Të ngjajshme

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Mourinhos i ofrohet kontrata e re nga Benfica

Rikthimi i Jose Mourinhos te Reali po afrohet gjithnjë...

Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Edhe Cristiano Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale për largimin e Zinedine Zidane.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve me radhë, shkruan Gazeta Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për diçka të re, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti më i mirë që të bëhen ndryshime, për të, për klubin, për lojtarët – për të gjithë.

Pas Ramos, Kroos, Marcelo, Isco, Casemiro e shumë të tjerë, ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo, që e falënderon Zidanin.

Jam shumë krenar që kam qenë lojtari yt. Mister, faleminderit për gjithçka...”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Zidane mori drejtimin e skuadrës me 6 janar të vitit 2016, ku për 878 ditë fitoi 9 trofe, tri Liga të Kampionëve me radhë, duke shkruar histori.

Zizu e mbylli epokën me Realin me 9 trofe; 1 La Liga, 3 Champions League, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube – trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pas Miguel Muñoz (14 trofe). Muñoz ishte trajner i Madridit afër 15 vite. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz