BallinaLajmeShpërthejnë të qeshurat me Milaim Zekën: Kur të hjeken vizat, populli ka...

Shpërthejnë të qeshurat me Milaim Zekën: Kur të hjeken vizat, populli ka me këqyr qysh me i marr edhe lopët e bullicat

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se për herë të parë po e ndien vetën idiot, pasi u fol për Demarkacionin, në seancën ku kryeministri po mban interpelancë për energjinë, raporton Periskopi.

Zeka në fjalimin e tij tha se interpelanca për energji  është e vjetër, andaj ëstë dashur të anulohet.

“Thirrja e interpelancës për mu është jashtë logjikës, se interpelanca është thirrë në mars, e po mbahet në maj. Tërhiqne bre se është vjetëru. Njerëzit i ndërrojnë gratë kur ju vjetrohen, e le ma interpelancat. Tërhiqe. E jo këtu me ardh na, dërrt ai, dërrt ai, dërrt ai. Përralla Qeveria, përralla opozita, përralla na. Na e kena pas për detyrë me ba Kosovën shtet, e nëse e kishim ba këtë, sot s’i kishim diskutu këto sene”, ka thënë Zeka.

Tutje Zeka tha se diskutimet e tilla në Kuvend mes deputetëve ia kanë gërditur jetën popullit.

“Ne i kemi mizerie rrogat e Policisë. Hajde shihni pacientët nëpër spitale. Këto janë probleme që më mundojnë e jo kjo puna e demarkacionit e veriut të Mitrovicës. Pa u ba edhe një luftë e tretë botërore, harroni këto tema se veç jeni tu ja ly trurin me akull popullit, fukara të shkretë që qatë ditë që të liberalizohen vizat, veç kanë me këqyr qysh me i marr edhe lopët e ballicat e me ik prej këtij vendi. Na ja kena gërdit jetën popullit me këto debate. Hajnia, papunësia në kulm, e na diskutojna për demarkacion e veri të Mitrovicës këtu. O me ba me na kthy Brukseli shpinën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, o jo që ta nal Gazivodën, po ta lëshon uji deri në Prishtinë. E dina na sa trima jena kanë në luftë. Krejt i dina, se qitu jena kanë. Edhe RTK’në e kisha lut që kur ka ksi debate palidhje, me ndal transmetimin krejt. E pyeta Kujtim Shalën a ke kuptu diçka prej këtij debati. Tha bash kurrgjë s’kam kuptu edhe jam me grip”, deklaroi tutje Zeka, me fjalimin e të cilit qeshën të gjithë deputetët e Kuvendit./Periskopi  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz