Fermerët në Japoni kanë gjetur një formë gjeniale për të trembur kafshët që i hanin të mbjellat.
Ata kanë porositur tek një kompani teknologjike një “ujk të tmerrshëm që nxjerr flakë nga sytë”, i cili vendoset pranë fermës
Kjo zgjidhje e fermerëve japonezë vjen për shkak se në zonë mungojnë ujqërit për shkak të një vendimi të qeverisë dy shekuj me parë për zhdukjen e tyre nga territori.
Tani, janë shtuar shumë kafshët e tjera barngrënëse, të cilat shkatërrojnë të mbjellat e fermerëve.
Epo një zgjidhje duhet, kur nuk ke ujkun origjinal, mjafton shkenca për të bërë një tjetër edhe më të tmerrshëm