Një person ka pësuar lëndime trupore dhe një tjetër është arrestuar, pas një përleshje fizike që ka ndodhur në Drenasi, shkruan Gazeta Online Drenicapress.info.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Viktima i mitur mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Drenicapress.info