BallinaLajmeRrëfimi i drenicasit që shkoi në Siri (VIDEO)

Rrëfimi i drenicasit që shkoi në Siri (VIDEO)

Të ngjajshme

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Liridon Kabashi, në vitin 2013 kishte braktisur Kosovën për t’iu bashkuar ​luftës së grupit militant, Shteti Islamik në Siri.

Ai ishte kthyer në Kosovë pas tre muajve, ku edhe u dënua dhe vuajti një dënim me burgim prej 14 muajsh. Tani, ai është liruar nga burgu, por nuk e fsheh që në qytetin e tij ku u lind dhe u rrit, në Skënderaj, njerëzit e shohin ndryshe.

Rrëfimi i trishtë i kosovarëve që shkuan në Siri

Kabashi, kosovari i parë që pas vuajtjes së dënimit me burg për pjesëmarrje në luftën në Siri u lirua për t’iu kthyer jetës normale, rrëfen për Radion Evropa e Lirë se me çfarë problemesh po përballet në botën jashtë grilave.

“Më shikojnë më flasin, por nuk e di a frikësohen nuk e di nuk mundem t’i kuptoj janë më ndryshe. Para se të shkoj në Siri dhe me pas në burg ndryshe kam folur me shoqërinë qoftë nga qyteti ose në fshat, por tani janë më të ngurtë”.

“Ku ta di ndoshta mendojnë se po i dëmtoj ndonjë gjë në jetën e tyre apo po e dëmtoj imazhin e tyre. Por, jo unë jam Liridoni mundohem t’i respektoj të gjithë dhe t’i ndihmojë të gjithë”, thotë ai.

Kabashi kishte shkuar në Alepo të Sirisë në moshën 24 vjeçare me qëllimin që t’iu bashkohet forcave opozitare siriane. Por, ishte tërhequr nga ky plan pak kohë pasi kishte mbërritur atje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz