Pas fjalimit të deputetit të Kuvendit nga Partia Socialdemokrate, Faton Topallit, i cili ka folur lidhur me mbrojtjen e punëtorëve, ka folur deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
Konjufca ka thënë se çdokush kush ka dal nga Lëvizja Vetëvendosje, problem e ka më të madh VV-në se sa Qeverinë.
Kjo pasi sipas Konjufës fjalimi i Topallit ishte sulm ndaj Vetëvendosjës.
“Është shumë lehë më shpjegua sulmin e Fatonit, sepse kur del prej VV-së më problem të doket VV-ja se sa Qeveria. Kush ka dal prej VV-së ma problem e ka pas VV-në se sa Qeveria, e cila përgjegjësitë për të mbrojtur punëtorët i ka Qeveria dhe jo Vetëvendosje. Ne i kemi propozimet me i be dhe me i shty, edhe aq sa kemi fuqi në parlament dhe qysh i dimë rregullat e demokracisë se qysh shkojnë. Për mendimin tim nga 5 propozimet tona qe i kem, dy janë esenciale. Edhe Fatoni mundet me i mshel sytë edhe veshtë po ato nuk bënë. Është e para kontrata kolektive dhe paga minimale, kto tjerat janë pallavra. Unë e kuptoj që Fatoni dhe shoqet e tij, e vetmja që ju ka mbet është njëfarë dallimi artificial me VV-në, që me kanë kjo temë elektorale, por kjo që tha Fatoni jen më vonë”, ka thënë Konjufca.
Pas fjalimit të Konjufcës ka replikuar deputeti Topalli. Akuzat e njëjta Topalli ka drejtuar edhe ndaj Konjufcës.
“Si duket zotri Konjufca po donë me u marr më shumë me PSD-në se sa me PDK-në. Unë e mbështeta VV-në, dhe thjesht kërkova që si kuvend të arrijmë të krijojmë normat. Shumica e deputetëve të VV-së merren më shumë me neve në Facebook se sa në Kuvend”, ka thënë Topalli./GazetaFokusi/