BallinaJetëKërciti gishtërinjtë e dorës rregullisht për 50 vite, ky ishte rezultati

Kërciti gishtërinjtë e dorës rregullisht për 50 vite, ky ishte rezultati

Të ngjajshme

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

Kur doktori Donald Unger ishte i vogël, nëna dhe të afërmit e tjerë i thanë se nëse do t’i kërciste gishtërinjtë, më vonë do të vuante nga artriti.

Në vend që të injoronte paralajmërimet e  tyre, Unger vendosi që të merrte hipotezën në duart e tij, shkruan Curiosity, transmeton Indeksonline.

 

 

Kështu, ai për 50 vite kërciti gishtat e dorës së tij të majtë dy herë në ditë, derisa të djathtën e la vetëm për ta kontrolluar tjetrën.

Kështu i binte se ai i kërciti gishtërinjtë 36 mijë e 500 herë, derisa erdhi koha të përfundonte eksperimentin.

Kur përfundoi gjithçka, ai kuptoi se tregimi për artrit ishte vetëm gënjeshtër, pasi që gishtërinjtë e tij ishin për mrekulli.

Kështu, ai mori një çmim për arritjet që i bëjnë njerëzit tjetër të qeshin, e pastaj të mendojnë, pasi që kush dëgjoi eksperimentin e tij qeshi me të madhe.

Kur mori çmimin ai iu drejtuar të ëmës duke thënë “Nënë, ti ke gabuar”. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz