Duket se protesta e ditës së sotme ka rezultuar një dështim më vete jo vetëm për demokratët e ardhur ngga qytete të ndryshme të vendit, por edhe për vetë ata që pretendojnë se po bëjnë opozitë. Një drejtues proteste që iken e vjen sipas qejfit, që zhduket si hije duke i lënë vetëm protestuesit… vetëm Lulzim Basha mund ta bëjë këtë.
Këtë e thonë edhe shumë figura publike, të cilët kanë shprehur indinjatën për protestën sipas tyre të dështuar.
Këngëtari shkodran, Luiz Ejjli ka qenë i pari që ka shprehur pakënaqësinë dhe zhgënjimin për protestën e sotme nga Lulzim Basha. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij të Facebook për dështimin e protestëts së sotme.
Postimi i plotë”
“Në jetën time nuk jam ndjerë më keq dhe më i zhgënjyer se sa sot. Ku është flamuri i PD??? I çove njerëzit tek dyert e ministrisë dhe i lë vetëm? Ku je?
Unë kam lindur, jam dhe do vdes i djathtë. Por partinë e parë dhe të vetme demokratike të na e katandisni kështu? Këtë nuk e pranoj! Kjo nuk është partia demokratike, kjo nuk është e ardhmja, kjo është e dhimbshme dhe fyese për të gjithë ata që dikur besuan dhe besojnë prapë tek kjo forcë politike. Kaq njerëz sa janë këtu, më kanë marrë në tel për të parë finalen e Champions sot, mos më shumë. Ju drejtohem me dorë në zemër, kur të keni mitingje, më thoni ju lutem, se ju mbledh unë për 20 min të paktën 3-fishin, por mos na turpëroni kështu, ju lutem! Unë prapë e them, RROFTË PARTIA DEMOKRATIKE! Por jo kështu. Momenti i fjalimit të z.Basha. KULMI I MITINGUT”!
/Burimi:VOX ALBANIAE.COM/