BallinaShqiptareShqiptarët në panik, po vdesin nga këta 2 shkaktarë

Shqiptarët në panik, po vdesin nga këta 2 shkaktarë

Të ngjajshme

“Besojmë në lojën e parë Kosovë-Amerikë”, Berisha i sigurt se Kosova kualifikohet për Botëror

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ishte në lidhje...

PDK respekton vendimin e Kushtetueses, paralajmëron vendime në Këshillin Drejtues

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një...

Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

Ish-presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij...

Ky televizion do ta transmetoj ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kosova sonte do të zhvilloj një ga ndeshjet historike. ”Dardanët”...

Rashfordi tërheq interes nga gjigantët italianë dhe francezë

Gjigandi italian, Milan, është duke monitoruar gjendjen e lojtarit...

90 përqind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga shkaqe natyrore. Në total në vitin 2017, kanë ndërruar jete 22 mijë e 232 shqiptarë. Ky numër është më i lartë se lindjet.

Peshën më të madhe këtu e mbajnë sëmundjet kronike të zemrës dhe tumoret. Nga zemra vdesin më shumë femrat ndërsa nga tumoret janë meshkujt në vend të parë.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Statistikave mbi shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, 90.1 përqind e shqiptarëve vdesin për shkaqe natyrale, pra sëmundje të ndryshme, 0.9 përqind kryejnë vetëvrasje dhe 2.1 përqind vdesin në aksidente.

Në vitin 2017, 11 mijë e 926 persona kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5 përqind rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1 përqind.

Statistikat janë rritur ndjeshëm kur flitet për sëmundjet kockave dhe kyçeve, me rritje 42.3 përqind sëmundje të frymëmarrjes, të sistemit nervor apo sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes.

Në klasifikimin e sëmundjeve, rezultojnë në rënie të ndjeshme numri i vdekjeve nga sëmundje të lëkurës, ndërlikimet gjatë shtatzënisë dhe lindjes, sëmundje infektive apo për shkak të traumave e helmimeve. Grup-mosha më e prekur nga sëmundjet e zemrës, me 84.8 përqind është ajo mes 50-80 vjeç por nga tumoret janë më të rrezikuar personat nga 40-49 vjeç, me 38.6 përqin të numrit të vdekjeve.

Në 2017-ën, numri më i lartë i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është shënuar në Berat dhe Kukës, me mbi 60 përqind. Ndërkohë në Shkodër është shënuar numri më i lartë i vdekjeve për shkak të tumoreve. Në Lezhë, numri më i lartë i vdekjeve është shënuar për shkak të dëmtimeve traumatike dhe helmimeve.

Ndërsa Elbasani është në krye për numrin e vdekjeve nga simptoma e sëmundje të papërcaktuara mirë./TCh/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz