back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportShuma që ka fituar Drita pasi u shpall kampione e Kosovës në...

Shuma që ka fituar Drita pasi u shpall kampione e Kosovës në futboll

Të ngjajshme

Ikën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe drogë

Policia në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime kishte sinjalizuar...

Pas Rubinit, mbrojtja do të thërrasë dëshmitarin e radhës pas 10 minutash

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, James...

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë

Ish zv/ndihmë sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka...

Skuadra e Dritës është shpallur kampione e Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018.

Ekipi nga Gjilani pas 33 xhirove të zhvilluara ka grumbulluar 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, me ç’rast edhe ka fituar titullin kampion, shkruan GazetaBlic

Përveç titullit, Drita ka fituar edhe një shumë të majme të mjeteve financiare.

Kampioni i Kosovës fiton 50 mijë Euro nga FFK-ja, (20 mijë nga të drejtat televizive dhe 30 mijë euro shpërblim).

Por kjo nuk është e tëra, pasi Drita do t’i fitojë gjithashtu edhe disa mijëra euro tjera për pjesmarrje në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Drita ka siguruar tashmë kualifikimin në këto gara, ku do të takohet me kampionin e San Marinos, Gjilbratarit apo Andorrës.

Të gjithë kampionët e shteteve të lartëpërmendura do të marrin pjesë me një turne, në fazë play-offi, ku skuadra fituese do të kualifikohet në kualifikimet e para.

Nëse Drita arrin të fitojë këtë turne, atëherë do të arkëtojë plot 480 mijë euro nga UEFA.

Skuadra që marrin pjesë në turne i kanë të garantuar 220 mijë euro.

Kjo nënkupton që Drita i ka të sigurta plotë 270 mijë euro, ndërsa kjo shumë mund të rritet në rast të përformancave të mira në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz