back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeMinistri i ri i Haradinajt nis procedurat për ta marrë pasaportën shqiptare

Ministri i ri i Haradinajt nis procedurat për ta marrë pasaportën shqiptare

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Kur janë bërë vetëm 34 ditë që kur ka marrë detyrën e udhëheqjes së një prej ministrive më të rëndësishme në Kosovë, ministri Bejtush Gashi nuk po kënaqet me pak dhe ka nisur procedura për disa benefite që i kanë shumica e ministrave kosovarë.

Metro mëson se qe disa ditë shefi i MPB’së ka nisur procedurat për të aplikuar për pasaportë të shtetit shqiptar, shkruan gazetametro.net.

Burimet tregojnë se Gashi ka nxjerrë dokumentet e nevojshme në Kosovë që kërkohen për të aplikuar në Shqipëri për marrje të shtetësisë.

Për këtë, gazeta ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, por ata qe tri ditë kanë vendosur të heshtin. Të pyetur për një çështje të thjeshtë, vetëm a ka nisur procedurat ministri për marrje të pasaportës, atyre nuk iu kanë mjaftuar 3 ditë.

Metro ka komunikuar edhe sot me shefin e kabinetit të ministrit, Adrianit Ibrahimi, dhe ani pse ai tha se përgjigjet janë gati dhe do të procedohen për pak, ato nuk kanë arritur në adresën e Metros.

Sidoqoftë, Bejtush Gashi nuk është ministri i parë që do të bëjë shtetësi shqiptare. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe shefi i tij Ramush Haradinaj, i cili para disa muajsh kishte marrë pasaportën e Shqipërisë së bashku me bashkëshorten.

Për marrjen e shtetësisë shqiptare nga politikanët kosovarë ka pasur mjaft kritika nga analistë politikë dhe qytetarë. Kryesisht ata kanë drejtuar gishtin se politikanët po gjejnë zgjidhje për të udhëtuar pa viza, ndërkohë që kosovarët nuk mund të udhëtojnë më shumë se në shtetet e rajonit.

Ndryshe, Bejtush Gashi është zgjedhur ministër i Brendshëm më 13 prill nga Ramush Haradinaj me propozimin e partisë së Behgjet Pacollit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz