BallinaLajmeLimaj viziton Prizrenin, Haskukës i ofron mbështetjen e Qeverisë (FOTO)

Limaj viziton Prizrenin, Haskukës i ofron mbështetjen e Qeverisë (FOTO)

Të ngjajshme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rruge

Një veturë e tipit Mercedes Benz me ngjyrë të...

Ullinjtë e zi të shëndetshëm për sy

Ullinjtë e zi janë një burim i madh i...

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Këngëtarja Vanesa Sono është larguar përfundimisht nga Ferma Vip. Në...

Haxhiu: Derisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit mbetet e paplotë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë...

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë së Industrisë, Bajram Hasani, kanë qëndruar në Prizren, ku kanë i kanë bërë vizitë kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Në këtë takim shpreha vullnetin, gatishmërinë dhe obligimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e komunave, e në këtë rast Prizrenit.
Kryetarit Haskuka në emër të Qeverisë së Kosovës i ofrova përkrahje në funksion të realizimit të projekteve të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Limaj, përcjell Klan Kosova.
“Prizreni është qendër e fuqishme ekonomike dhe për t’i mbështetur bizneset që operojnë në këtë komunë duhen krijuar parakushtet. Në këtë drejtim pres që brenda një periudhe të shkurtër të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe Prizrenin ta bëjmë me zonë ekonomike. Qeveria e Kosovës do t’i përfundojë në kohë rekorde procedurat për ta mbështetur këtë projekt”.

Limaj ka thënë se një tjetër projekt i madh që pritet të ndodhë në këtë qytet është në fushën e turizmit.

“Ky projekt, të cilin do ta mbështesë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, hap një perspektive të re të potencialit turistik që ka Prizreni me rrethinë, siç është rruga e Kabashit, jo vetëm turistike por edhe historike”.

“Temë tjetër e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës në fshatin Zym, i cili nuk guxon të lihet në atë gjendje, por edhe për projekte tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Prizrenit”/Klan Kosova/
Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz