BallinaLajmeFlet pronarii kompanisë ku punonte Hamdi Aliu nga Drenica, tregon a i...

Flet pronarii kompanisë ku punonte Hamdi Aliu nga Drenica, tregon a i ka mbetur borxh

Të ngjajshme

Marta Kos të premtën në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Fitore e pavlerë e Real Madridit ndaj Oviedos

Real Madrid ka shënaur fitore ndaj Real Oviedos, në...

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht në finalen e madhe të...

Mengjesin e sotëm, Hamdi Aliu qau para kamerave, duke rrëfyer për vështirësitë me të cilat po përballët, dhe duke mos mundur të mbajë lotët, mllefin e tij e shpreh duke mallkuar shtetin dhe se paratë me të cilat mbetej gjallë ja kishte ndalur përmbaruesi privat.

E përmbaruesi privat, Arsim Bajraktari, historinë e Aliut e tregon  në një variant tjetër.

Në një email drejtuar emisionit “Frontal” ai ka deklaruar se që në vitin 2016-të ka pranuar propozim për përmbarim ndaj debitorit në fjalë.

Sipas përmbaruesit, debitori ka pasur të drejtë që në afat prej pesë ditësh të kundërshtojë këtë borxh në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mirëpo, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Për këtë arsye, konform ligjeve të Kosovës, janë bllokuar mjetet deri në shumën e kërkuar nga kreditori.

Borxhi prej 410 euro, që ende figuron i papaguar, do të mbajë të mbyllura llogaritë, deri sa të vendosë ndryshe kreditori.

Në anën tjetër, Qamil Zeneli, zyrtar financiar në kompaninë ku punon Aliu e që numëron më shumë se 700 punëtorë, thotë se rrogat e vogla për të cilat ankohet punëtori i tij, janë të ndara nga ministria.

E pavarësisht anëve të ndryshme që tregonin historinë që preku shqiptarët, Aliu vazhdonte të merrte të hënën dhjetëra thirrje që tregonin gatishmëri për t’i ndihmuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz