back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeFlet kryefamiljari nga Prishtina shtëpia e të cilit u sulmua me bombë

Flet kryefamiljari nga Prishtina shtëpia e të cilit u sulmua me bombë

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -

Rreth orës 22:00, të dielën mbrëma dikush e hodhi një bombë, pronën e Fadil Krasniqit, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Arbëri të Prishtinës.

- Advertisement -

I zoti i shtëpisë thotë se gjithçka ndodhi pas një dite të zakonshme. Sipas tij, askush nga familjarët nuk kanë pasur probleme ose hasmëri.

“Rreth orës 20:20 jam ardhë në shtëpi. Diku pas orës 22:00 e kemi dëgju një zhurmë që menduam se edhe shtëpitë u rrëzuan”, tregon Krasniqi për Klan Kosova.

Sipas tij askush nga familjarët nuk kanë pasur probleme e hasmëri.

“Me dije kujt borxh nuk i kemi edhe me thashetheme nuk merremi. Pse, qysh e tek ka ndodh kjo nuk e di”, theksoi ai.

Krasniqi ka një porosi për organet e drejtësisë.

“Kam qejf rasti me i zbardh nderi në fund nga organet përgjegjëse”, tha Krasniqi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.

E një dëshmitar i rastit, në kushte anonimiteti tha se mjetin shpërthyes e hodhi një person i cili po ngiste një veturë të tipit Golf 2, me ngjyrë të mbyllët e me targa 02.

Sipas tij, i njëjti pasi kreu sulmin u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz