Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim udhëheqësin në largim të KFOR, LMT K9, Tapani Rantio dhe udhëheqësin e ri të KFOR, LMT K9, Kimmo Toivola.
Fillimisht Kryetari Lladrovci ka falënderuar udhëheqësin në largim të KFOR, LMT K9 për bashkëpunim e ndërsjelltë me komunën tonë dhe mirëpriti udhëheqësin e ri, duke shpresuar në bashkëpunim e mëtutjeshëm mes Komunës dhe LMT K9.
Gjatë takimit Kryetari Lladrovci ka informuar të pranishmit rreth punës dhe aktiviteteve të komunës, si dhe rreth projekteve të realizuara dhe atyre që presin të realizohen gjatë këtij viti fiskal të Komunës së Drenasit.
Udhëheqësi në largim, zt. Rantio ka vlerësuan punën dhe angazhimin e Kryetarit Lladrovci, duke shtuar se të gjitha premtimet i ka bërë realitet.
Në fund të takimit, Kryetari Lladrovci dhe zt. Rantio shkëmbyen dhurata në shenjë falënderimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë gjatë mandatit të tij.




