BallinaLajmeSpitali i Pejës në gjendje të jashtëzakonshme: Dërgohen 31 udhëtarë të lënduar...

Spitali i Pejës në gjendje të jashtëzakonshme: Dërgohen 31 udhëtarë të lënduar në aksident

Të ngjajshme

Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen

Sekretari i Shëndetësisë i Partisë Laburiste, Wes Streeting, dha...

U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza: Dhuna është e patolerueshme

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se...

Kodi Zgjedhor në ngërç politik, kërkohet marrëveshje në Kuvend

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në ngërç politik,...

Pas aksidentit të autobusit që ndodhi në vendin e quajtur Dedesh, në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit

Njoftimi nga Spitali i Pejës thotë se asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës, përcjell Express.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftim.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Më herët, lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë se tani mund të japim informacione se gjatë këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore dhjetëra persona.

Aksideënti ka ndodhur në vendin e quajtur “Dedesh”, në Komunën e Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz