BallinaLajmeDëshmi të reja se vetura e policëve ishte e prishur

Dëshmi të reja se vetura e policëve ishte e prishur

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Vetura e dy policëve nga Kaçaniku ishte në gjendje të keqe.

Vetura që po vozisnin mbrëmjen e të shtunës Malsor Dashi e Armend Trena po dyshohet të jetë shkaktari i zhdukjes së tyre enigmatike.

Këtë po e thotë edhe një dëshmitar tjetër i cili ka parë gjendjen e veturës në ditën kritike, raporton T7.

Për shkak se një familjar i tij ishte përfshirë në një rrahje mes punëtorëve të Bektell Enkas, Jeton Kuqi i rastisi të hip në veturën e policisë.

Ai për emisionin Frontal tregon se në çfarë gjendje e kishte parë veturën që duket se ishte fatale për dy policët nga Kaçaniku.

Me të njëjtën veturë, i kishte parë policët edhe të nesërmen, pak para se të niseshin drejt Hanit të Elezit.

Sipas tij, ajo madje ishte e shkatërruar.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, që po heton rastin, ka bërë të ditur për T7, se ekspertiza për automjetin është dorëzuar të mërkurën dhe rezultatet do të bëhen të ditura së shpejti.

Edhe pse Policia e Kosovës po mban të mbyllur informacionet për rastin, Frontal ka raportuar edhe një ditë më parë se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur shkaku i gjendjes së keqe të automjetit që po vozisnin policët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz