BallinaShqiptareBiznesmeni i ndërtimit arrestohet për trafik droge

Biznesmeni i ndërtimit arrestohet për trafik droge

Të ngjajshme

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Një shqiptar i moshës 49 vjeç është arrestuar nga karabinierët në Poggibonsi, ku jetonte prej vitesh, për posedim e shitje lëndësh narkotike.

Shqiptari me iniciale B. L., është pronar i një firme ndërtimi në qytetin italian.

Ai u ndalua në autostradë gjatë një kontrolli rrugor, teksa kthehej nga puna.

Dyshues për shkak të sjelljes së shqiptarit, karabinierët bënë një kontroll më të hollësishëm dhe si rezultat gjetën disa gramë kokainë të ndarë në doza për shitje dhe një shumë të madhe parash.

Kontrolli i mëpasshëm në banesë solli zbulimin e një sasie tjetër parash, plus 600 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë e 50 gramë hashash, shoqëruar me të gjitha mjetet e nevojshme për ta përgatitur për shitje.

Shqiptari, mbi të cilin nuk rëndonte asnjë precedent apo dyshim deri në momentin e arrestimit, tashmë gjendet në burgun e Sienës, në pritje të procesit.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz