BallinaLajme‘Ta kisha shti gazin lotsjellës në gojë’, Veseli: Thosha me vete kah...

‘Ta kisha shti gazin lotsjellës në gojë’, Veseli: Thosha me vete kah më kish dalë gazi

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar edhe njëherë për gjuhën ofenduese që ka përdorur ndaj deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.

Rasti i fundit ka qenë me deputeten e Vetëvendosjes, Drita Millakun, e cila i kishte thënë Veselit se nuk e kishte dëgjuar duke sharë deputetët e VV’së kur u votua Demarkacioni, se përndryshe ‘do t’ia fuste në gojë gazin lotsjellës’.

“Kjo puna e gazit lotsjellës në gojë, ka qenë deklaratë e rëndë, që për besë nuk e kam pritur asnjëherë. Edhe e mendojsha gazin lotsjellës në gojë, po thosha vetë me vete, kah më kish dalë gazi pastaj”, deklaroi Veseli, i cili gjatë tërë kohës qeshte.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me deputeten e VV’së, të cilën e kishte fyer pas asaj deklarate për gaz lotsjellës.

“Nuk kemi nevojë ta fyejmë njëri tjetrin. Kemi familjarë e njerëz që na dojnë”, deklaroi Veseli.

Por, gjatë seancës ai kishte eskaluar në gjuhën e tij.

“A e përdorë me gojë shumë a?” – kështu i kishte thënë Veseli Millakut, pas deklaratës së kësaj të fundit për ‘futjen në gojë të gazit lotsjellës’.

“Janë situata që ndodhin në moment. As unë nuk kam dëshirë me përdor gjuhë fyese. Por, akuza të tilla të drejtpërdrejta, të cilat më pas dalin që s’janë të vërteta, nuk është mirë të bëhen në Kuvend. Nuk dua ta shajë askënd, as të më shajë dikush”, tha Veseli në Rubikon të KTV’së. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz