BallinaLajmePolicia e Kosovës blen 15 skuterë, nga 5500 euro

Policia e Kosovës blen 15 skuterë, nga 5500 euro

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Policia e Kosovës ka blerë 15 skuterë të cilët do të përdoren nga policët që marrin pjesë në trajnime për përdorimin e mjeteve motorike në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri.

I gjithë ky investim në skuterët e tipit “Piaggio” i ka kushtuar këtij institucioni 82 500 euro, kanë bërë të ditur zyrtarë e PK-së, për Indeksonline.

“Janë blerë gjithsej 15 skuterë. Çmimi për copë është 5500 euro”.

Këto mjete motorike janë të dedikuara për patrullim policor, fillimisht vetëm në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit, ndërsa më pas mund të përdoren edhe në rajonet e tjera.

“Nuk janë në kuadër të njësive të motoristëve, por në stacione policore në njësi intervenuese”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Tani, për përdorimin e këtyre skuterëve po trajnohen 15 policë, por në të ardhmen priten që numri të shkojë deri në 22 policë, përcjell lajmi.net.

I gjithë ky trajnim do të zgjasë pesë javë dhe ndahet në dy faza, ku në pjesa e parë përfshinë ligjëratat në klasë kurse tre javët e tjera në poligon. Më pas policët të cilët do ta kalojnë testin do të vazhdojnë trajnimin edhe dy javë në qytet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz