BallinaLajmeGjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Gjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë sot një zyrtar, teksa prokurorët po hetojnë një zyrtar i migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret.

Mbi një milion migrantë, që janë larfuar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.
Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz