BallinaLajmeFamilja e jep versionin final të vdekjes së DJ'it të famshëm Avicii

Familja e jep versionin final të vdekjes së DJ’it të famshëm Avicii

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Familja e Tim Bergling, ylli i muzikës suedeze, i njohur si Avicii, i cili vdiq më 20 prill në moshën 28 vjeçare, ka lëshuar një deklaratë të dytë, tre ditë pas së parës. Është e paqartë se çfarë do të thotë mesazhi, edhe pse ai nënkupton se Avicii ia mori jetën vetës. Një raport i policisë pritet në ditët në vijim.

“Timi ynë i dashur ishte një kërkues, një shpirt artistik që kërkonte përgjigje për pyetjet ekzistenciale.

Kur ai ndaloi turneun, ai donte të gjejë një ekuilibër në jetë për të qenë i lumtur dhe të jetë në gjendje të bëjë atë që ai e donte më së shumti – muzikën.

Ai me të vërtetë luftonte me mendimet për kuptimin, jetën, lumturinë.

Ai nuk mund të vazhdonte më.

Ai donte të gjente paqe.

Tim nuk u bë për makinën e biznesit që e gjeti veten; ai ishte një djalë i ndjeshëm i cili i donte tifozët e tij, por shmangi vëmendjen.

Tim, do të jesh përgjithmonë i dashur dhe fatkeqësisht i humbur.

Personi që ishe dhe muzika jote do të mbajnë gjallë kujtimin për ty . Të duam”, thuhet në një deklaratë të familjes së tij.

Në deklaratën e tyre të lëshuar të hënën, familja tha:

Dëshirojmë t’ju falënderojmë për mbështetjen dhe fjalët e dashura për birin dhe vëllain tonë. Ne jemi kaq mirënjohës për të gjithë ata që e donin muzikën e Tim dhe kanë kujtime të çmuara të këngëve të tij.

Faleminderit për të gjitha iniciativat e marra për të nderuar Timin, me tubime publike, këmbanat e kishave që këndonin muzikën e tij, homazhe në Coachella dhe momente të heshtjes në mbarë botën.

Jemi mirënjohës për privatësinë gjatë kësaj kohe të vështirë. Dëshira jonë është që ajo të vazhdojë në këtë mënyrë.

Artisti dhe DJ i famshëm suedez, Avicii, ka vdekur në moshën 28 vjeçare në Oman./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz