back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeThaçi e Haradinaj emërojnë këtë figurë të njohur drejtor të AKI-së

Thaçi e Haradinaj emërojnë këtë figurë të njohur drejtor të AKI-së

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhunit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Siç njofton komunikata nga presidenca, emërimi u bë duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenit 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Drejtor i AKI-së ishte Driton Gashi, i cili ka ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Gashit i ishte kërkuar ta lirojë pozitën javë më parë, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Shpend Maxhuni aktualisht është drejtor i Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz