back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeDjali i dëshmorit të Koshares i përgjigjet me fjalë të rënda Xhavit...

Djali i dëshmorit të Koshares i përgjigjet me fjalë të rënda Xhavit Halitit

Të ngjajshme

Me një akademi përkujtimore në Prishtinë po përkujtohet rënia e heroit Sali Çekaj para 19 vitesh në Betejën e Koshares.

Një fjalë rasti mbajti djali i tij Hysen Çekaj, i cili tha se pa njerëz si Salihu dhe shumë të tjerë nuk do të gëzonim lirinë e sotme, shkruan gazetametro.net.

Këtë ditë e Hysen Çekaj e ka quajtur të dhimbshme por nuk ka lënë pa thënë disa fjalë për politikanët të cilët kanë deklaruar se pjesëtarët e FARK-ut pjesë e së cilës ishte edhe babai i tij “janë strehuar në therra”.

“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjesëtarët e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt.

Ky reagim i djalit të dëshmorit Çekaj vije pas deklaratave të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili në një debat me Anton Qunin, tha se ‘nuk merret me ushtarë që kanë qëndru në therra’.

Ndryshe, i gjithë ky diskutim nisi kur Anton Quni në një televizion tha se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka në kohë të luftës nga ish-koloneli Ahmet Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz