BallinaLajmeU akuzua se është i përfshirë në tregtinë me pensione të veteranëve,...

U akuzua se është i përfshirë në tregtinë me pensione të veteranëve, flet Xhavit Haliti

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Xhavit Haliti ka reaguar ashpër ndaj disa raportimeve për një përfshirje eventuale të tij në tregtinë për certifikata të veteranëve të UÇK’së.

Ai ka thënë se raportimet nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, dhe ka shtuar se personat për të cilët thuhet se janë të lidhur me Halitin, për të janë të panjohur, shkruan gazetametro.net.

“Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së. Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike. Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më pare”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq, Haliti ka ftuar prokurorinë që të deklarohet rreth këtij rasti dhe, siç thotë nënkryetari i Kuvendit, të jap sqarimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Haliti, ndërkohë, ka ftuar prokurorinë që të hetojë po ashtu të gjithë keqpërdorimet rreth certifikatave për veteran të UÇK’së.

Ndryshe, dje u raportua  se në disa përgjime telefonike personat e arrestuar dje në Mitrovicë për blerje dhe shitje të ceritifikatave të veteranëve, kanë përmendur Xhavit Halitin.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz