Dy persona janë arrestuar, pasi dje rreth orës 21:00 të njëjtit janë përleshur fizikisht në fshatin Krajkovë të Drenasit, shkruan Drenicapress.info.
Sipas policisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (K/Shqiptarë), të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht duke iu shkaktuar lëndime trupore dy viktimave meshkuj (K-Shqiptarë).
Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Drenicapress.info