BallinaBotëErdogan e telefonoi Merkel’in, kishte disa fjalë

Erdogan e telefonoi Merkel’in, kishte disa fjalë

Të ngjajshme

Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me situatën në Siri.

Mësohet se Erdogan dhe Merkel, në bisedën telefonike kanë biseduar rreth operacionit të ndërmarrë nga SHBA-të, Britania dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit në Duma.

Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik.

Më tej, sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të kryer pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Erdogan dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz