BallinaLajmeGruaja që bëri dje vetëvrasje në Gjilan është motra e këtij zëvendësministri

Gruaja që bëri dje vetëvrasje në Gjilan është motra e këtij zëvendësministri

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Xhylie Hajdari, u gjet e vdekur. Dyshohet se ajo bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj. E ndjera kishte punuar si kryeinfermiere në Spitalin Regjional të Gjilanit. Ajo ishte motra e zëvendës ministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriut.

Policia nga rajoni i Gjilanit është duke e hetuar vdekjen e kryeinfermieres, Xhylie Hajdari. Për këtë punë tashmë janë intervistuar disa persona. Disa të tjerë pritet të intervistohen. Dyshimet e policisë që nga dje janë se e ndjera ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.

“Jemi duke i vazhduar hetimet. Për këtë çështje tashmë janë intervistuar disa persona”, ka thënë të hënën për Express, zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Viktima e moshës 51 vjeçare ka qenë motra e zëvendësministrit në ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriut. Ky i fundit në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për vdekjen e saj.

“Në mesin tonë familjar asnjëherë më nuk do jemi të kompletuar, sepse do të na mungosh ti motër Xhylie Kadriu – Hajdari por dashurinë, gëzimin e lumturinë qe na le ndër ne ti përgjithmonë do të jetosh në zemrat dhe shpyrtat tanë”, ka shkruar ai.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.
Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri.

Vetëvrasje në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz