BallinaLajmeTë dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës dënohen me 15 vjet burg

Të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës dënohen me 15 vjet burg

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Tre të miturit, të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, janë dënuar sot me plot 15 vjet burg

Kryesi i veprës është dënuar me 9 vjet e 6 muaj. Vajza, 3 vjet. i treti, 1 vit e 6 muaj.

Avokati Skender Musa tha se do të bëjnë ankesë për rritje të dënimit për vajzën.

Mevlyde Zeka, nëna e Aulonit, pas vendimit të Gjykatës ka thënë para mediave se nuk është e kënaqur me vendimin.

“Me i vra ata në shesh ata të tre është pak”, deklaroi ajo para mediave.

Aulon Zeka është gjetur i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup më 16 shtator 2017.

Një vajzë dhe një djalë të mitur janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në rastin në fjalë.

E gjithë kjo dyshohej se ka ndodhur për shkak të një lidhjeje dashurie.

Dyshohet që vajza e arrestuar ka qenë në lidhje dashurie me të arrestuarin tjetër, kurse ndaj saj ka pasur simpati edhe viktima.

Edhe Auloni edhe i dyshuari për vrasjen deri më tani kishin pasur shoqëri.

Thuhet se Auloni dhe i arrestuari natën e fundit kanë qenë së bashku në një nga lokalet e Prishtinës.

Kurse atyre më vonë u është bashkëngjitur edhe vajza e përfshirë në rast.

Të dyshuarit pas vrasjes, e kanë lënë trupin e të ndjerit afër shkollës Model.

Dihet se deri tani seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura dhe para Pallatit të Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

Dyshimet e para të hetuesisë kosovare, të bazuara në dëshmi të disa dëshmitarëve nga rrethi shoqëror i dy të rinjve, tregojnë se deri te vrasja ka çuar simpatia e Aulonit për të dashurën e G. H., R. G.

Dyshimet për implikimin e dy minorëve në krimin që ndodhi gjatë fundjavës, rriten edhe nga një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, e që hetuesia ka konfirmuar se ka arritur edhe në adresë të tyre.

Në fotografinë e nxjerrë nga një video “live” e Instagramit të R. G., shihen 15-vjeçarja dhe i dashuri i saj, po ashtu i dyshuar, G. H., derisa ky i fundit mban një pistoletë në dorë, me të cilën dyshohet se kryen vrasjen e Aulonit. Në videon që dyshohet së është bërë pas kryerjes së krimit, G. H. shihet se pistoletën e ka vendosur rreth qafës së të dashurës së tij një vit më e vogël.

Vrasja e Aulon Zekës kishte nxitur reagime të mëdha të atyre që e dënuan ngjarjen, madje ka pasur edhe protesta nga familjarë dhe bashkëmoshatarë të viktimës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz